FMN rikonfirmon rolin e Hong Kongut si qendër kryesore financiare ndërkombëtare
2023-06-02 10:29:47

Foto nga VCG

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) konfirmoi statusin e Hong Kongut si një qendër kryesore financiare ndërkombëtare.

Në një raport, publikuar nga Bordi i FMN-së, thuhet se Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kongut ka korniza të forta institucionale, rezerva të konsiderueshme kapitali dhe likuiditeti, rregullim me cilësi të lartë të sektorit financiar dhe një Sistem të Kursit të Këmbimit (LERS) që funksionon mirë, shkruan “Xinhua”.

Raporti vlerëson se ekonomia e Hong Kongut po rimëkëmbet fuqishëm me normalizimin e aktiviteteve ekonomike pas Covid-19 dhe gjithashtu thekson se qeveria e HKSAR po forcon në mënyrë proaktive statusin e Hong Kongut si një qendër financiare ndërkombëtare dhe po forcon shtysën për rritje ekonomike dhe konkurrencë.

Paul Chan, sekretari financiar i qeverisë së HKSAR, tha se ai mirëpret vlerësimin shumë pozitiv të FMN-së për Hong Kongun.

“Raporti vlerëson elasticitetin financiar të Hong Kongut në mes të pandemisë dhe mjedisit të jashtëm sfidues dhe njeh përpjekjet e qeverisë HKSAR për të forcuar zhvillimet ekonomike dhe financiare afatgjata të Hong Kongut”,- tha ai.

Eddie Yue, shefi ekzekutiv i Autoritetit Monetar të Hong Kongut, tha se ai mirëpret riafirmimin e FMN-së për qëndrueshmërinë e sistemit bankar dhe financiar të Hong Kongut. (Irma)