Kina do të nisë mbi 9800 aktivitete të trashëgimisë kulturore jomateriale
2023-06-01 12:01:41

Foto nga VCG

Kina do të nisë mbi 9800 ngjarje në mbarë vendin, për të shfaqur trashëgiminë kulturore jomateriale, si para dhe pas Ditës së Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore, e cila bie më 10 qershor.

Tema e aktiviteteve të këtij viti është fuqizimi i mbrojtjes sistematike dhe zhvillimit të qëndrueshëm të trashëgimisë kulturore jomateriale, njoftoi Ministria e Kulturës dhe Turizmit në një konferencë për shtyp të martën, citon “Xinhua”.

Ndër ngjarjet kryesore janë aktivitetet për javën e artit popullor kinez, festimet e 20-vjetorit qëkur UNESCO-ja miratoi Konventën për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe ekspozita tematike të arteve pamore për trashëgiminë kulturore jomateriale.

Një sërë ekspozitash, shfaqjesh, ngjarjesh interaktive dhe turistike të trashëgimisë kulturore jomateriale do të shfaqen gjithashtu në institucionet kulturore publike dhe pikat piktoreske në të gjithë vendin, bëri të ditur ministria. (Elona)