“Globsec 2023”/ Rama: Hendeku mes fondeve të BE-së për vendet anëtare dhe rajonin, i jashtëzakonshëm
2023-06-01 09:55:27

Foto nga RTSH

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka shprehur disa pakënaqësi lidhur me ndihmat e Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor, gjatë fjalës së tij në “Globsec 2023”, në panelin e diskutimit mbi rajonin, në Bratislavë.

Sipas kryeministrit Rama, ekziston një hendek i jashtëzakonshëm mes vendeve të rajonit dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, bën të ditur “RTSH”.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se fondet e dhëna nga buxheti i BE-së, mes 6 vendeve të rajonit, janë kryesisht 138 euro për qytetar, ndërsa për qytetarët e BE-së kjo shifër është 4750 euro.

Rama theksoi se nevojitet medoemos një ndryshim lidhur me mënyrën e shpërndarjes së fondeve dhe ndihmës, nëse BE nuk dëshiron të shohë një kthim pas të rajonit.

“Procesi i negociatave do të kërkojë kohë, por nuk duhet nxituar. Na duhet të marrim diçka më shumë dhe diçka duhet të ndryshojë në mënyrë thelbësore mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, nëse s’duan të shohin Ballkanin Perëndimor të kthehet pas sërish”,- tha Rama. (Elona)