Fillon shtrimi i binarëve në seksionin hungarez të ndërtuar nga kinezët të hekurudhës Budapest-Beograd
2023-06-01 14:21:38

Foto nga Xinhua

Nisi të martën shtrimi i shinave në seksionin e ndërtuar nga kinezët të projektit hekurudhor Budapest-Beograd. Seksioni 7.98 km Kunszentmiklos-Tass në Bosztor është pjesë e linjës hekurudhore prej 76 km që po ndërtohet nga kompanitë kineze në Hungari, bën të ditur “Xinhua”.

Qyteti i Kunszentmiklos, 54 km nga kryeqyteti Budapest, ka stacionin më të madh përgjatë seksionit hungarez të ndërtuar nga kinezët të linjës hekurudhore.

Pikat e parashikuara për vitin 2023 përfshijnë përfundimin e shtrimit të trasesë për vijën e djathtë, rindërtimin e themelit të linjës së majtë, rindërtimin primar të stacioneve përgjatë gjurmës dhe projektet e urave dhe kanaleve.

Puna në seksionin hungarez filloi në korrik 2020 dhe hyri në fazën e ndërtimit të inxhinierisë civile në shkurt 2022. Projekti është planifikuar të përfundojë deri në korrik 2025.

Hekurudha Budapest-Beograd është një nga projektet kryesore të nismës së Kinës “Një brez, një rrugë” në këtë pjesë të Evropës. Ajo është rezultat i thellimit të bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Projekti ka marrë mbështetje të konsiderueshme nga qeveritë e Kinës dhe Hungarisë.

Financuar nga Banka e Eksport-Importit të Kinës, linja hekurudhore do të shtrihet pothuajse 350 km dhe do të lidhë Budapestin me Beogradin. Pas përfundimit dhe funksionimit, koha e udhëtimit ndërmjet dy qyteteve do të reduktohet nga 8 orë në afërsisht 3.5 orë. (Elona)