Shefi i IAEA-s: Situata në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia është e rrezikshme
2023-06-01 10:25:15

Foto nga VCG

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) paralajmëroi se situata e sigurisë në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë mbetet jashtëzakonisht e brishtë dhe e rrezikshme. Në një konferencë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, drejtori i përgjithshëm i IAEA-s, Rafael Grossi, tha se aktivitetet ushtarake vazhdojnë në rajon dhe mund të shtohen shumë në të ardhmen e afërt, citon “Xinhua”.

Fabrika ka funksionuar me staf të reduktuar ndjeshëm, i cili pavarësisht se është në mbyllje të përkohshme nuk është i qëndrueshëm, tha ai.

Ka pasur shtatë raste kur termocentrali është mbështetur në gjeneratorët e emergjencës me naftë, linja e fundit e mbrojtjes kundër një aksidenti bërthamor, për të siguruar ftohjen thelbësore të reaktorit. E fundit ndodhi vetëm një javë më parë, tha Grossi.

“Jemi me fat që një aksident bërthamor nuk ka ndodhur ende. Por nëse kjo situatë vazhdon, një ditë fati ynë do të mbarojë”,- paralajmëroi ai.

Shefi i IAEA-s parashtroi parime konkrete të cilat tha se janë thelbësore për të shmangur rrezikun e një incidenti katastrofik në uzinën e Zaporizhzhias. Sipas tij, nuk duhet të ketë asnjë lloj sulmi nga ose kundër termocentralit, veçanërisht duke synuar reaktorët, ruajtjen e karburantit të shpenzuar, infrastrukturën ose personelin tjetër kritik.

“Zaporizhzhia nuk duhet të përdoret si magazinë ose bazë për armët e rënda ose personelin ushtarak që mund të përdoret për një sulm nga uzina dhe energjia jashtë vendit të centralit nuk duhet të vihet në rrezik. Të gjitha strukturat, sistemet dhe komponentët thelbësorë për funksionimin e sigurt të uzinës së Zaporizhzhias duhet të mbrohen nga sulmet ose aktet e sabotimit”,- tha Grossi. (Elona)