MJP: Kina nuk është rrezik, por mundësi!
2023-06-01 19:52:31

foto/MPJ

foto/MPJ

Sipas njoftimeve, të mërkurën sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u tha gazetarëve se Europa dhe ShBA-ja nuk kërkojnë kundërvënie, Luftë të Ftohtë ose “shkëputje” me Kinën, por fokusohen në të ashtuquajturin “çrrezikim” a “shmangie rreziku”. Lidhur me këtë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning vuri në dukje në një konferencë shtypi të enjten se për të diskutuar “çrrezikimin”, fillimisht duhet të kuptojmë se çfarë është “rreziku”.

foto/VCG

foto/VCG

Mao Ning tha se Kina këmbëngul me vendosmëri në hapjen e nivelit të lartë ndaj botës së jashtme dhe ofron një mjedis biznesi të orientuar nga tregu, me sundim të ligjit dhe të ndërkombëtarizuar. Kina i përmbahet respektit të ndërsjellë e përfitimeve të përbashkëta dhe zhvillon bashkëpunim ekonomik-tregtar, shkencor e investimesh me vendet e tjera, duke ruajtur drejtësinë ndërkombëtare dhe duke respektuar zgjidhjen e dallimeve nëpërmjet dialogut dhe bisedimeve. Një Kinë e tillë nuk është një rrezik, por një mundësi, theksoi Mao.

foto/VCG

foto/VCG

“Rreziku real me të cilin përballet bota është kundërvënia ndërmjet kampeve dhe një ‘Luftë e Ftohtë e re’, si edhe ndërhyrja e paarsyeshme në punët e brendshme të vendeve të tjera, duke krijuar trazira rajonale. Po ashtu, rreziku vjen nga politizimi i çështjeve ekonomike, tregtare e shkencore, dëmtimi i qëndrueshmërisë së zinxhirit global të furnizimit, si edhe transferimi i rreziqeve financiare në botën e jashtme dhe grabitja e pasurisë botërore në mënyrë periodike. Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë vigjilente dhe të punojë së bashku për t’u rezistuar këtyre rreziqeve”, shtoi zëdhënësja.     (Fang Xiaoyu/Artan)