Të dhënat e mëdha, çelësi për zhvillimin e teknologjisë së lartë
2023-06-01 11:20:39

Ekspertët i shikojnë të dhënat e mëdha si themelin dhe elementin thelbësor të ekonomisë digjitale. Gjatë eventit “China International Big Data Industry Expo 2023”, që u zhvillua në Kinë, ata thanë se të dhënat, si një lloj i ri i faktorit të prodhimit, përfaqësojnë një burim bazë dhe strategjik për një vend. Ata theksuan se nevojiten më shumë përpjekje për të promovuar klasifikimin e burimeve të të dhënave dhe konfirmimin e të drejtave të lidhura me to.

Të dhënat e mëdha, çelësi për zhvillimin e teknologjisë së lartë

CFP

CFP

Fokusi i Kinës në ndërtimin e sistemeve bazë për të dhënat dhe vënien në përdorim më të mirë të burimeve të të dhënave do të evidentojë vlerën e burimeve masive të të dhënave dhe do të vendosë një themel të fortë për zhvillimin me cilësi të lartë të ekonomisë digjitale, thanë zyrtarët dhe ekspertët në “China International Big Data Industry Expo 2023”, që u zhvillua në Guiyang, në provincën kineze Guizhou.

Guo Xiwen, zëvendësguvernator i Guizhou, tha se të dhënat shërbejnë si themeli dhe elementi thelbësor i ekonomisë digjitale, duke theksuar se aktivizimi i potencialit të elementeve të të dhënave është bërë motori i ri lëvizës që forcon rritjen e ekonomisë digjitale.

Si zona e parë kombëtare pilot gjithëpërfshirëse e të dhënave të mëdha të vendit, Guizhou ka promovuar industrinë e të dhënave të mëdha si shtyllë e zhvillimit të saj social dhe ekonomik me cilësi të lartë në vitet e fundit.

Guo tha se Guizhou ka krijuar një platformë të unifikuar provinciale të qarkullimit të të dhënave dhe transaksioneve, ka mbështetur më shumë se 600 “tregtarë” të dhënash dhe ka formuluar rregulla dhe rregullore të lidhura për të forcuar rrjedhën dhe tregtimin e burimeve të të dhënave, me vlerën e transaksionit të Shkëmbimit Global të të Dhënave të Mëdha në Guiyang që tejkalon 1 miliard juanë (141.5 milionë dollarë).

Ai bëri thirrje gjithashtu për shtimin e përpjekjeve për të promovuar ndarjen, qarkullimin dhe përdorimin e të dhënave, për të shpejtuar ndërtimin e sistemeve bazë për të dhënat dhe për të injektuar një shtysë të fortë në ekonominë digjitale.

CFP

CFP

Themeluar në vitin 2015, Shkëmbimi Global i të Dhënave të Mëdha në Guiyang synon të rrisë mbështetjen e politikave dhe furnizimin e të dhënave në mënyrë që të krijojë një sistem tregu të qarkullimit të të dhënave dhe tregtimit për t'i bërë transaksionet e të dhënave më të rregulluara dhe të orientuara nga tregu dhe të çlirojë plotësisht vlerën e plotë të të dhënave.

Ao Li, inxhinier kryesor në Akademinë e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Kinë, vuri në dukje se të dhënat, si një lloj i ri i faktorit të prodhimit, përfaqësojnë një burim bazë dhe strategjik për një vend. Ai theksoi se nevojiten më shumë përpjekje për të promovuar klasifikimin e burimeve të të dhënave dhe konfirmimin e të drejtave të lidhura me to, si dhe eksplorimi i mekanizmit të çmimit të të dhënave dhe sistemit të vlerësimit të vlerës.

“Vendi do të krijojë një kornizë mekanizmi të të drejtave të pronës së të dhënave që mbulon pronësinë e burimeve të të dhënave, të drejtat e përpunimit dhe përdorimit të të dhënave dhe të drejtat e menaxhimit të produkteve të lidhura me të dhënat”,- tha Ao.

Sipas një plani të publikuar në shkurt nga Këshilli i Shtetit, Kina do të ndërmarrë hapa të fortë për të ndërtuar infrastrukturën digjitale dhe sistemet e burimeve të të dhënave dhe për të forcuar integrimin më të thellë të teknologjive digjitale me ekonominë, politikën, kulturën, shoqërinë dhe ekologjinë.

Për më tepër, vendi po krijon një zyrë kombëtare të të dhënave, e cila do të koordinojë integrimin, ndarjen, zhvillimin dhe aplikimin e burimeve të të dhënave.

Çelësi për të forcuar transformimin digjital të industrive qëndron në vlerësimin e burimeve të të dhënave në industritë tradicionale, tha Zhu Yan, drejtor i Institutit të Industrisë së Internetit në Universitetin Tsinghua. Ai theksoi rëndësinë e forcimit të zhvillimit të elementeve të të dhënave dhe lehtësimin e qarkullimit dhe transaksionit të tyre.

CFP

CFP

Ekspertët thanë gjithashtu se mbledhja, menaxhimi dhe përdorimi i mirë i burimeve të të dhënave është i favorshëm për të forcuar zhvillimin e sektorit të të dhënave të mëdha.

Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit ka publikuar një plan për zhvillimin e të dhënave të mëdha gjatë periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2525), duke parashikuar një shkallë që arrin 3 trilionë juanë deri në fund të vitit 2025, me një normë të përbërë rritjeje vjetore prej rreth 25 për qind.

Wei Chenguang, zëvendëspresident i “China Mobile Research Institute”, tha se roli kryesor që kanë luajtur të dhënat në nxitjen e ekonomisë digjitale nuk mund të ndahet nga mbështetja e fuqisë kompjuterike dhe algoritmeve. Sipas tij, është e rëndësishme të ndërtohet infrastruktura e rrjetit kompjuterik dhe qendrat e shkëmbimit të të dhënave për krijimin e një tregu të brendshëm të unifikuar për elementët e të dhënave.

CFP

CFP

Mbrojtja e sigurisë së të dhënave në procesin e transaksioneve të të dhënave përbën një sfidë të madhe për ndërmarrjet, tha Luo Hailong, zëvendëspresident i kompanisë kineze të sigurisë kibernetike “Qi-Anxin Technology Group”, duke shtuar se kompania do të investojë në teknologjitë e sigurisë kibernetike për t'u marrë me sulmet kibernetike në rritje.