Peng Liyuan dhe OAFLAD iniciojnë veprimtarinë e kujdesit për shëndetin e fëmijëve jetimë afrikanë
2023-06-01 20:44:04

Foto nga ambasada e Kinës në Sudanin Jugor

Foto nga ambasada e Kinës në Sudanin Jugor

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, bashkëshortja e kryetarit të shtetit të Kinës Peng Liyuan dhe Organizata e Zonjave të Para Afrikane për Zhvillim (OAFLAD) nisën së bashku veprimtarinë “Zemrat e ngrohta të fëmijëve: Një veprim i përbashkët Kinë-Afrikë”, për t'u kujdesur për shëndetin e fëmijëve jetimë afrikanë. 

Ambasadat kineze dhe ekipet mjekësore në vendet përkatëse afrikane vizituan shtëpitë e fëmijëve dhe institucionet lokale, duke dhuruar pajisje kancelarie, ushqime, rroba, këpucë e ilaçe, si edhe duke ofruar shërbime mjekësore falas për ta.

Kina është një mike e përjetshme dhe partnere e sinqertë e Afrikës, vuri në dukje znj.Peng.

Ky vit shënon 60-vjetorin e dërgimit nga qeveria kineze të ekipeve mjekësore në Afrikë, tha ajo, duke shtuar se ekipet mjekësore kineze kanë ofruar në mënyrë aktive ndihmë për banorët në vendet afrikane, duke u bërë përçues e lajmëtarë të miqësisë Kinë-Afrikë.

Foto nga ambasada e Kinës në Sudanin Jugor

Foto nga ambasada e Kinës në Sudanin Jugor

Bashkëshortja e presidentit Xi shpreson se kjo veprimtari do të përçojë ngrohtësi e kujdes, si edhe do të përmirësojë shëndetin e mirëqenien e fëmijëve afrikanë, për të ndihmuar në nxitjen e ndërtimit të një bashkësie me të ardhme të përbashkët Kinë-Afrikë në epokën e re.

Presidentja e OAFLAD-it, zonja e parë e Namibisë Monica Geingos, së bashku me anëtaret e kësaj organizate, iu përgjigjën në mënyrë aktive nismës dhe vlerësuan lart kujdesin e mbështetjen afatgjatë të zonjës Peng për zhvillimin e grave dhe fëmijëve në Afrikë.

Foto nga ambasada e Kinës në Sudanin Jugor

Foto nga ambasada e Kinës në Sudanin Jugor

Presidentët, bashkëshortet e presidentëve dhe zyrtarë të lartë të shumë vendeve afrikane morën pjesë në veprimtari në vendet e tyre, duke vlerësuar ndihmën dhe mbështetjen afatgjatë të Kinës për Afrikën e duke shprehur shpresën për të shkruar një kapitull të ri të miqësisë Afrikë-Kinë, duke krijuar së bashku një të ardhme më të mirë.   (Fang Xiaoyu/Artan)