
foto/VCG
Tregtia e shërbimeve e Kinës ruajti një ritëm të fortë rritjeje në katër muajt e parë të vitit 2023, treguan të enjten të dhënat zyrtare.
Tregtia kineze e shërbimeve arriti vlerën 2.08 trilionë juanë (rreth 293.1 miliardë dollarë amerikanë) nga janari në prill, me një rritje 9.1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave nga Ministria e Tregtisë.

foto/VCG
Tregtia e shërbimeve që kërkojnë njohuri intensive u rrit 13.1 për qind, duke arritur në 905.79 miliardë juanë dhe duke zënë 43.5 për qind të vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së shërbimeve të vendit, 1.5 pikë përqindjeje më shumë nga e njëjta periudhë në vitin e kaluar.

foto/VCG
Shërbimet e udhëtimit patën një rimëkëmbje të ndjeshme gjatë së njëjtës periudhë, me tregtinë në këtë sektor që u rrit 63.4 për qind, duke kapur vlerën 444.19 miliardë juanë, sipas ministrisë. (Artan)
