Kinë - Vijojnë përpjekjet për të mbajtur larg adoleshentët nga nisja e duhanit
2023-06-01 14:51:24

Foto nga VCG

Në disa shkolla të mesme në Kinë, mësuesit po përpiqen që të punojnë me nxënësit për t’i mbajtur ata larg nga nisja e pirjes së duhanit.  

Sipas një sondazhi të kryer nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 16.7 për qind e nxënësve të shkollave të mesme provuan duhanin në vitin 2021, 1.2 pikë përqindje më pak nga viti 2019, shkruan “China Daily”.  

Pavarësisht nga rënia e shkallës së duhanpirjes, mbetet një detyrë e rëndësishme ndërtimi i një kampusi pa duhan dhe për t'i mbajtur adoleshentët larg nisjes së duhanit.  

Vitet e fundit, Kina ka forcuar përpjekjet për të trajtuar duhanin te të miturit, duke përfshirë bllokimin e aksesit të adoleshentëve në nisjen e duhanit dhe kufizimin e ekspozimit të tyre ndaj ndikimit të duhanpirësve.  

Në vitin 2019, disa ministri dhe komisione të qeverisë qendrore publikuan së bashku një njoftim për forcimin e kontrollit të duhanit tek adoleshentët. Në dokument theksohej se kontrolli i pirjes së duhanit te të miturit është një prioritet në arritjen e objektivit për vitin 2030 për një ulje prej 20 për qind të shkallës së duhanpirjes te njerëzit mbi 15 vjeç.  

Ekspertët thonë se shumë duhanpirës provuan cigaret për shkak të mentalitetit të tufës, duke imituar sjelljet e të rriturve dhe duke e parë duhanin si shenjë pjekurie.  

Sipas një sondazhi të vitit 2021 të kryer midis 3000 prindërve në një shkollë të mesme profesionale në qytetin Zunyi në Guizhou, rreth 300 prindër treguan miratim të heshtur për duhanpirjen e nxënësve.  

Ndërsa ata ishin të befasuar nga rezultatet e sondazhit, shumë mësues në shkollë vunë re se kishte një normë më të lartë të pirjes së duhanit tek adoleshentët me prindër dhe miq që pinin duhan.  

Në Kinë, reklamimi i duhanit është rreptësisht i ndaluar, por një numër i madh nxënësish ende shohin skena të lidhura me duhanin në internet, veçanërisht në platformat e shkëmbimit të videove të shkurtra. (Elona)