OKB-ja akordon 18 milionë dollarë për të trajtuar sigurinë ushqimore në Jemen
2023-06-01 14:56:37

Foto nga VCG

Kombet e Bashkuara kanë ndarë 18 milionë dollarë amerikanë për të ndihmuar më shumë se 17 milionë njerëz që përballen me pasiguri ushqimore të nivelit të lartë në Jemen.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) njoftoi se ndarja e Fondit Qendror të Përgjigjes ndaj Emergjencave (CERF) është për afërsisht 80 për qind të popullsisë që përballet me rritjen e normave të kequshqyerjes të nxitur nga konfliktet, goditjet ekonomike dhe ndryshimet klimaterike.

Një analizë e fundit e OKB-së tregoi se fëmijët nën moshën 5 vjeç janë veçanërisht të ndikuar nga nivelet në rritje të kequshqyerjes, bëri të ditur OCHA, citon “Xinhua”.

Që nga fundi i vitit 2014, Jemeni është përfshirë në një konflikt ushtarak vdekjeprurës midis grupit Houthi dhe qeverisë së njohur ndërkombëtarisht. Konflikti ka rezultuar në një krizë humanitare. (Elona)