MJK: Avioni zbulues i ShBA-së, rrezik serioz për sigurinë kombëtare të Kinës
2023-06-01 11:33:24

Foto nga MPJ

Për një kohë të gjatë, ShBA-ja ka dërguar shpesh aeroplanë dhe anije për misione zbulimi nga afër në Kinë, gjë që përbën një rrezik serioz për sovranitetin dhe sigurinë kombëtare të Kinës, tha të mërkurën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning.

Ajo u kërkoi Shteteve të Bashkuara të ndalojë provokime të tilla të rrezikshme, duke thënë se Kina do të vazhdojë të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin dhe sigurinë e vet kombëtare.

 Mao i tha këto pasi një avion luftarak kinez interceptoi avionin ushtarak amerikan "RC-135" mbi ujërat e Detit të Kinës Jugore, duke e detyruar atë  të fluturojë nëpër turbulencën e gjurmës së vet. Manovra ndodhi javën e kaluar