Xi Jinping-u nxit një mjedis më të mirë sportiv për fëmijët
2023-06-01 11:31:14

Foto nga Xinhua

Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për një mjedis më të mirë sportiv për fëmijët anembanë Kinës, teksa pa disa fëmijë që luanin basketboll dhe kërcenin me litar gjatë vizitës së tij në një shkollë fillore në kryeqytetin Pekin të mërkurën, në prag të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, i uroi për festën fëmijët në mbarë vendin, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të gjithanshëm të tyre. Ai u kërkoi familjeve, shkollave dhe mbarë shoqërisë të krijojnë më shumë kushte për kalitjen fizike të fëmijëve.

Foto nga Xinhua

Në shkollën "Juying" të Pekinit, kreu i shtetit i Kinës e vuri theksin në rëndësinë e bazave të mira morale të fëmijëve, aftësisë intelektuale, fuqisë fizike, ndjeshmërisë estetike dhe aftësive në punë. Ai shprehu shpresën se fëmijët në epokën e re "do të kenë ëndrrën dhe qëllimin e tyre", "do të jenë të etur për të marrë njohuri e të zellshëm" dhe "do të jenë të sjellshëm dhe inovativë."

Foto nga Xinhua

Ai u takua gjithashtu me mësuesit e shkollës, duke vlerësuar lart rolin e tyre për kultivimin e talenteve të reja dhe duke shprehur shpresën se do të dalin gjithnjë e më shumë mësues të mirë dhe do ta bëjnë këtë profesion edhe më të respektuar në shoqëri.

Foto nga Xinhua

Xi Jinping-u vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e besimit kulturor, duke thënë se edukatorët kinezë duhet të vazhdojnë të shtojnë pikat e tyre të forta, ndërsa mësojnë nga aspektet më të mira të sistemeve të huaja arsimore, për të siguruar kështu që fëmijët kinezë të kenë "horizont të gjerë" edhe "mendje të hapur".