Raporti: Literatura “online” e Kinës vazhdon të lulëzojë jashtë shtetit
2023-06-01 09:52:48

Foto nga VCG

Kina kishte eksportuar mbi 16.000 vepra letrare “online” deri në fund të vitit 2022, duke arritur më shumë se 150 milionë lexues jashtë Kinës, sipas një raporti të publikuar nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kinës, cituar nga “Xinhua”.

Azia është rajoni ku letërsia kineze në internet shpërndahet më gjerësisht, me Azinë Juglindore që përbën rreth 40 për qind të shpërndarjes jashtë shtetit, sipas raportit të publikuar gjatë Javës Ndërkombëtare të Literaturës në Internet në Kinë 2023, e cila përfundoi të martën në Hangzhou, provinca Zhejiang e Kinës lindore.

Shumica e lexuesve jashtë shtetit në rajonin e Azisë janë nën moshën 35 vjeç dhe brezi i lindur pas vitit 1995 është forca kryesore, thuhet në raport. Deri tani, numri i veprave të përkthyera i kalon 9000.

Letërsia “online” duhet të shfrytëzojë plotësisht avantazhet e saj në shpërndarje dhe të promovojë eksportin e më shumë veprave letrare me cilësi të lartë në internet që mishërojnë frymën dhe vlerat e Kinës, tha Hu Bangsheng nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kinës. (Elona)