Kinë: PMI-ja e majit, rritje për herë të parë në dy muaj
2023-06-01 20:51:09

foto/VCG

foto/VCG

Industria e prodhimit e Kinës dëshmoi elasticitet ndërsa aktiviteti i saj u rrit në maj, me treguesin e menaxherëve të blerjeve (PMI) që arriti në 50.9, 1.4 pikë përqindjeje më shumë se në muajin pararendës.

PMI-ja në sektorin e prodhimit u ngjit përsëri për herë të parë në maj që nga shkurti mbi nivelin 50 pikë, që ndan zgjerimin me tkurrjen.

Në një analizë të mëtejshme të të dhënave, një raport nga uebsajti “Caixin” vë në dukje se treguesi i prodhimit u rrit në nivelin më të lartë që nga korriku i vitit 2022, ndërsa nëntreguesi për sasinë e përgjithshme të porosive të reja arriti shifrën e dytë më të lartë në dy vjet.

foto/VCG

foto/VCG

Sipas njoftimeve, bizneset thanë se kërkesa e përmirësuar e mundshme dhe klientët e rinj çuan në shitje dhe prodhim më të madh. 

Përveç këtyre, treguesi i porosive të reja të eksportit ka vijuar të ketë një mëkëmbje të lehtë në muajin maj, duke treguar një përmirësim të kërkesës së jashtme.

Ekonomist i lartë nga Grupi i Analizave “Caixin”, Wang Zhe, tha se oferta dhe kërkesa e tregut u përmirësuan në maj me porositë e reja aktive.

foto/VCG

foto/VCG

"Aktualisht, stabilizimi i punësimit, rritja e të ardhurave dhe forcimi i pritshmërive nëpërmjet politikës fiskale proaktive duhet të kenë përparësi, duke pasur parasysh një treg të vështirë punësimi e një trysni në rritje deflacioni," tha ai në një shënim. (Fang Xiaoyu/Artan)