Kina nxjerr udhëzime për mbikëqyrjen e fondit të sigurimeve mjekësore
2023-06-01 10:04:30

Foto nga VCG

Kina ka nxjerrë udhëzime për forcimin e mbikëqyrjes së rregullt mbi përdorimin e fondeve të sigurimit mjekësor.

Sipas dokumentit të publikuar nga Zyra e Përgjithshme e Këshillit të Shtetit, udhëzimet synojnë përdorimin e sigurt dhe efikas të fondeve të sigurimeve shëndetësore, të rregullojnë shërbimet mjekësore dhe të ulin kostot mjekësore të pacientëve, përcjell “Xinhua”.

Institucionet mjekësore të përcaktuara nga ofruesit e sigurimeve shëndetësore janë nën monitorim, thuhet në udhëzimet, duke shtuar se shërbimet e tyre mjekësore të mbuluara nga sigurimet shëndetësore dhe tarifat përkatëse për shërbime të tilla mjekësore do të jenë nën shqyrtim.

Gjithashtu do të mbikëqyret përdorimi i fondit të të siguruarve.

Udhëzimet thanë se inspektimet e rastësishme, monitorimi i përditshëm dhe fushatat e mbikëqyrjes speciale do të kryhen me ndihmën e teknologjisë inteligjente dhe të dhënave të mëdha. (Elona)