Bashkëpunimi energjetik në vendet e “Një brez, një rrugë” përmes zgjidhjeve të gjelbra
2023-06-01 10:59:08

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ekspertët mendojnë se kompanitë kineze po bëjnë hapa para për të shfrytëzuar fuqitë e burimeve të ekonomive të përfshira në nismën “Një brez, një rrugë”, për të promovuar bashkëpunimin e ri energjetik dhe për të nxitur rezultate të favorshme, me rritje të vazhdueshme të qëndrueshmërisë ekonomike të projekteve të reja të energjisë së nismës. Sipas ekspertëve, fokusi i tyre i bashkëpunimit mbulon fusha të shumta duke përfshirë teknologjitë novatore në energjinë e erës, hidrogjenin, ruajtjen e energjisë si dhe prodhimin e pajisjeve, si dhe ndërtimi i stacioneve fotovoltaike në shkallë të gjerë dhe objektet e transmetimit të energjisë.

 

Zhang Li, zëvendësmenaxheri i përgjithshëm i “China Power Engineering Consulting Group Co Ltd”, tha se me përparimet në teknologjitë e reja të energjisë, një numër në rritje i kompanive kanë tashmë kosto relativisht më të ulëta në zhvillimin e projekteve të reja energjetike në ekonomitë e përfshira nga nisma, burimet natyrore të të cilave, si p.sh. era dhe dielli, kanë potencial të rëndësishëm për eksplorim dhe shfrytëzim.

 

“Qeveritë e ekonomive të përfshira në “Një brez, një rrugë” po synojnë në ndërtimin e sistemeve të qëndrueshme dhe të sigurta të energjisë duke përshpejtuar tranzicionin e tyre të energjisë së gjelbër”,- tha Zhang, duke shtuar se ata po kërkojnë bashkëpunim global në këto fusha.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Vendet dhe rajonet e përfshira në “Një brez, një rrugë” janë shumë të përputhshme në aspektin e investimeve, tregtisë, teknologjisë dhe kapaciteteve prodhuese, gjë që është e favorshme për krijimin e marrëdhënieve afatgjata bashkëpunuese”,- tha Li Jun, pjesë e “Global Energy Interconnection Development and Cooperation”.

 

Sipas Li, ekonomitë e përfshira në “Një brez, një rrugë” kanë ndërmarrë bashkëpunim të gjerë në fushat e tregtisë së energjisë, investimeve, pajisjeve, si dhe teknologjisë dhe standardeve gjatë 10 viteve të fundit.

 

“Me kërkesën për energji primare, që pritet të rritet në mbi 20 miliardë tonë qymyr standard deri në vitin 2050 në vendet dhe rajonet e përfshira në “Një brez, një rrugë”, perspektiva për bashkëpunimin energjetik është edhe më premtuese”, tha Li.

 

Sipas Administratës Kombëtare të Energjisë, investimi me karbon të ulët në lidhje me “Një brez, një rrugë” tani tejkalon atë të karburanteve tradicionale dhe bashkëpunimi i kompanive kineze në projektet e energjisë së gjelbër është kryer me ndërmarrje nga mbi 100 vende dhe rajone.

 

Zhao Dong, president i Korporatës Petrokimike të Kinës në pronësi shtetërore, “Sinopec”, tha se kompania i është përkushtuar promovimit të integrimit të energjisë së re me zhvillimin e naftës dhe gazit përmes bashkëpunimit global.

 

Zhao tha se vendet dhe rajonet e përfshira në “Një brez, një rrugë” kanë burime të mjaftueshme të rinovueshme si energjia e erës, diellit dhe termale, të cilat përfaqësojnë pika të reja rritjeje për energjinë e gjelbër globale.

 

Ai tha se kompania do të vazhdojë të promovojë bashkëpunimin e “Një brez, një rrugë” në zhvillimin e integruar të kërkimit të naftës dhe gazit, si dhe zhvillimin e energjisë së rinovueshme. Po ashtu, sipas tij, do të bëhen përpjekje të mëtejshme për zhvillimin sinergjik të energjisë elektrike të gjelbër, hidrogjenit të gjelbër dhe industrisë petrokimike, si përdorimi i energjisë së gjelbër për të prodhuar hidrogjen të gjelbër, i cili do të përdoret në industrinë petrokimike për të reduktuar emetimet.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Chen Haibin, zëvendësmenaxheri i përgjithshëm i “State Power Investment Corp Ltd”, tha se kompania ka rritur investimet në projektet e energjisë së pastër jashtë shtetit dhe ka promovuar energjinë e pastër si komponentin kryesor të aseteve të saj të huaja të energjisë. Kompania ndërmori gjithashtu projekte të shumta ndërtimi, si termocentrale, nënstacione dhe linja transmetimi.

 

Deri në fund të prillit, “State Power Investment Corp” njoftoi se kishte një kapacitet të instaluar jashtë vendit të prodhimit të energjisë prej 8.84 milionë kilovat, me energjinë e pastër që përbënte 64.5 për qind të totalit. Sipas kompanisë, kapaciteti i kombinuar i prodhimit të energjisë së instaluar arriti në 4.67 milion kW në vendet dhe rajonet e përfshira në “Një brez, një rrugë”.

 

Aktualisht, në fushën e hidrogjenit, kompania po organizon në mënyrë aktive ndërmarrjet kineze, firmat europiane dhe institucionet kërkimore për të promovuar bashkëpunimin në teknologji dhe standarde në fushën e energjisë elektrike të gjelbër. Në të njëjtën kohë, ajo ndan akumulimin teknologjik dhe përvojën e ndërtimit të projekteve me kompani nga vendet e përfshira në Lidhjen Arabe dhe Bashkimin Afrikan, në fushat e sistemeve të energjisë inteligjente, termocentraleve fotovoltaike në shkallë të gjerë dhe restaurimit të mjedisit ekologjik, tha Chen.

 

Wang Xiaojun, zëvendësmenaxheri i përgjithshëm i “Power Construction Corp” në Kinë, tha se kompania do të bëjë përpjekje të vazhdueshme për të eksploruar në mënyrë aktive modele të reja biznesi që mbulojnë zbulimin e burimeve, inxhinierinë e projekteve, financimin dhe operacionet për të promovuar bashkëpunimin në fushën e re të energjisë me kompani nga ekonomitë e përfshira në “Një brez, një rrugë”.