Media australiane: Përzierja e NATO-s në çështjet e Azi-Paqësorit nuk mirëpritet
2023-06-01 13:21:54

Foto nga VCG

Në uebsajtin australian "Dialog" u publikua të hënën artikulli me titullin "NATO-ja duhet të ecë me kujdes në Azinë Juglindore, ku kanë mbetur ende kujtimet koloniale". Në këtë artikull ndër të tjera thuhet se ndërhyrja e NATO-s në çështjet e rajonit të Azi-Paqësorit do të përshkallëzojë tensionet rajonale, sepse NATO-ja s' mund t'i shpëtojë historisë së kolonializmit evropian dhe imperializmit në Azi, që ka formësuar Azinë moderne.

Sipas artikullit, qysh nga fundi i Luftës së Ftohtë, NATO-ja ka shërbyer si një zgjatim i fuqisë amerikane. ShBA-ja, shpesh me ndihmën e NATO-s, përfshihet në aktivitete të paligjshme e të dhunshme në  mbarë botën. Prandaj nuk është çudi që pretendimi i NATO-s për të qenë  "aleancë mbrojtëse" përballet me skepticizëm në botën joperëndimore.

Në artikullin e ubesajtit australian "Dialog" thuhet gjithashtu se pjesa dërrmuese e vendeve aziatike përpiqen të ndërtojnë një sistem ndërkombëtar që është i favorshëm për to. Kina është partnerja më e madhe tregtare e vendeve aziaktike dhe lulëzimi rajonal varet nga sukseset e Kinës.