Kina lançon fushatën për të përmirësuar cilësinë e trajtimit mjekësor
2023-05-31 15:54:05

Foto nga VCG

Autoritetet shëndetësore kineze kanë nisur një fushatë për të përmirësuar cilësinë dhe sigurinë e trajtimit mjekësor në institucionet mjekësore në të gjithë vendin.  

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë dhe Administrata Kombëtare e Mjekësisë Tradicionale Kineze publikuan një plan veprimi për vitet 2023-2025.  

Programi trevjeçar do të fokusohet në forcimin e menaxhimit të cilësisë dhe sigurisë së trajtimit mjekësor në departamentet e urgjencës, departamentet ambulatore dhe fusha të tjera, bën të ditur “Xinhua”.  

Në plan theksohet se do të ndërmerren nisma të veçanta për të përmirësuar cilësinë dhe sigurinë e operacioneve kirurgjikale. Po ashtu, bëhet e ditur se do të kryhet edhe monitorimi i përditshëm i trajtimit mjekësor. (Elona)