Banorët e San Franciskos, SHBA: Rrugët janë plot me të varur nga droga
2023-05-31 11:51:26

Foto nga VCG

Sipas njoftimeve të Fox News më 29 maj, banorët e San Franciskos thanë në një intervistë se rrugët lokale janë plot me të varur nga droga dhe njerëz të pastrehë, dhe ka grabitje dhe sulme të vazhdueshme.

Një ish-këshilltar i qytetit e përshkroi situatën në San Francisko si "jashtë kontrollit", "Dikur ishte një metropol i begatë, por tani është thjesht një 'djerrinë'". Banorët vendas thanë se San Francisko ka ndryshuar nga një qytet i përshtatshëm për banim në një qytet ku grabitjet, vjedhjet dhe sulmet janë të shfrenuara.“Këtu ka paligjshmëri dhe shumë njerëz janë të pastrehë." (Çang Çuo)