Greqi - zgjedhjet e reja parlamentare, më 25 qershor
2023-05-31 10:30:16

Foto nga VCG

Greqia do t’i zhvillojë zgjedhjet e reja parlamentare më 25 qershor, pas dështimit për të formuar një qeveri pas votimit të 21 majit, bën të ditur “ATSH”.

Partia konservatore, Demokracia e Re, e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, doli fituese në raundin e parë me 40.8% të votave.

Partia më e madhe opozitare, partia e krahut të majtë, Syriza, e ish-kryeministrit Alexis Tsipras, pati mbështetje të ulët, në rreth 20%.

Socialdemokratët e PASOK-ut dolën në vendin e tretë me rreth 11.5%, ndërsa Partia Komuniste fitoi 7.2% dhe populistja e djathtë “Elliniki Lysi” (Zgjidhja Greke) 4.5%.

Një koalicion i madh midis dy partive kryesore u konsiderua i pamundur për arsye politike. As palët e tjera nuk gjetën gjuhë të përbashkët. Për më tepër, kryeministri Mitsotakis njoftoi synimin e tij për të qeverisur i vetëm. (Elona)