Rrëzimi i "dominove" të ekonomisë evropiane
2023-05-31 14:32:10

foto nga CFP

foto nga CFP

Nxitja e pandërprerë prej ShBA-së e konfliktit Rusi-Ukrainë ka goditur rëndë ekonominë evropiane. Sipas të dhënave të fundit nga Zyra Federale e Statistikave e Gjermanisë, në tremujorin e parë të këtij viti, PBB-ja e këtij vendi ra 0.3 për qind dhe ky është tremujori i dytë me radhë që Gjermania ka ulje ekonomike, duke arritur teknikisht në standardin e recesionit ekonomik.

Sipas një artikulli në uebsajtin britanik "iNews", duke shfrytëzuar krizën e Ukrainës, ShBA-ja e ka "zbrazur" Evropën dhe, në krahasim me ShBA-në, Evropa ka mbajtur në mënyrë shpërpjesëtimore ndikimet negative të luftës. "Në shekullin e 20-të, ShBA-ja u fuqizua në bazë të përçarjes së Evropës, luftërave me armë dhe Luftës së Ftohtë. Kësaj here, ShBA-ja po fiton përsëri nga Evropa në luftë," vihet në dukje në artikull. (Wang Lei/ Artan)