Në Mongoli hapet ekspozita mbi kulturën kineze të çajit
2023-05-31 11:38:07

Foto nga VCG

Një ekspozitë që paraqet kulturën e çajit të provincës Shaanxi të Kinës veriperëndimore u hap të martën në Qendrën Kulturore Kineze, në Mongoli.  

“Rruga e lashtë e Madhe e Çajit, e cila lidhte Azinë dhe Evropën, regjistron historinë e gjatë të shkëmbimeve miqësore midis popujve kinezë dhe mongolë”,- deklaroi ambasadori kinez në Mongoli, Chai Wenrui, në ceremoninë e hapjes së ekspozitës, citon “Xinhua”.  

Ekspozita do të paraqesë shfaqje të ceremonisë së çajit, demonstrime tradicionale kineze të prodhimit të çajit dhe aktivitete të tjera të ngjashme.  

Ekspozita katërditore është pjesë e një sërë aktiviteteve, të sponsorizuara nga Ministria kineze e Kulturës dhe Turizmit dhe Ambasada Kineze në Mongoli. (Elona)