Foto nga ATSH
Me fitoren 2 me 0 ndaj Teutës, ekipi i Partizanit u shpall kampion i Superligës për sezonin 2022-2023.
Ky ishte titulli i 17-të kampion për Partizanin, ndërsa Tirana vijon të jetë rekordmene me plot 26 trofe të Superligës.
Për marrjen e titullit kampion, edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar ekipin e Partizanit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se shumë shpejt do të miratohet në Këshillin Bashkiak edhe shpërblimi për kampionët.
“Super lajm që trofeu i kampionatit qëndron në Tiranë. Shumë urime ekipit dhe gjithë stafit të FK Partizani për titullin kampion! Siç kemi bërë çdo vit, kur fitues ka qenë një ekip kryeqytetas, do të miratojmë në Këshillin Bashkiak dhe shpërblimin për kampionët”,- shkroi Veliaj. (Elona)