Artikull i Xi Jinping-ut mbi modernizimin kinez dhe udhëheqjen e PKK-së
2023-05-31 21:39:23

CFP

CFP

Të enjten do të publikohet një artikull nga Xi Jinping-u, sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), mbi modernizimin kinez nën udhëheqjen e PKK-së.

Artikulli thekson se synimi i lumturisë për popullin kinez dhe arritja e rilindjes së kombit kinez është misioni i PKK-së, dhe ndërtimi i një vendi socialist modern është objektivi i pandryshueshëm i kësaj partie. Në Kongresin e vet të 20-të Kombëtar, PKK-ja paraqiti në mënyrë të qartë objektivat dhe kërkesat e zhvillimit të Kinës deri në vitin 2035 dhe hartoi një plan për shndërrimin e Kinës në një vend të madh socialist modern dhe promovimin e rilindjes kombëtare.

CFP

Në artikull vihet në dukje gjithashtu se populli kinez është shtylla e modernizimit kinez, prandaj është e domosdoshme mbështetja në popull dhe grumbullimi i mençurisë dhe forcës së popullit për të nxitur modernizimin kinez.  PKK-ja i përmbahet një filozofie zhvillimi me popullin në qendër dhe zhvillon demokracinë popullore në mbarë procesin, me qëllim që i gjithë populli të gëzojë frytet e modernizimit kinez dhe të menaxhojë çështjet shtetërore nëpërmjet kanaleve të ndryshme sipas ligjit. (Xu Guang)

    

CFP