UBS-ja: Kontraktorët kinezë do të përfitojnë nga nisma "Një brez, një rrugë" në dekadën tjetër
2023-05-31 21:22:53

Xinhua

Xinhua

Nisma "Një brez, një rrugë" është një temë shumë e rëndësishme e investimeve këtë vit për Kinën dhe botën, veçanërisht në sfondin e presionit ekonomik kohët e fundit, tha Robin Xu, kreu i Kërkimeve industriale për Azinë në Njësinë e Kërkimeve të Investimeve të UBS-së në një konferencë shtypi të martën.

Xu tha se, në disa vitet e kaluara, kontraktorët kinezë kanë marrë "porosi shumë të mira" nga vendet e përfshira në nismën "Një brez, një rrugë", dhe UBS-ja parashikon më shumë porosi në të ardhmen.

Në vitin 2022, kontraktorët morën 85 miliardë dollarë të ardhura nga vendet e nismës "Një brez, një rrugë" dhe nënshkruan kontrata të reja me vlerën 130 miliardë dollarë, tha UBS-ja.

Investimet e drejtpërdrejta të Kinës në vendet e nismës "Një brez, një rrugë" arritën në 242 miliardë dollarë në vitin 2021, duke përbërë 46% të investimeve të drejtpërdrejta të jashtme të vendit.

Sipas përllogaritjes së UBS-së, nevojat potenciale infrastrukturore në 64 vendet e përfshira në nismën "Një brez, një rrugë" mund të arrijnë në 1.1 miliardë dollarë në vit, madje edhe në 2 miliardë dollarë, tha Xu.

Ndër 250 kontraktorët më të mëdhenj ndërkombëtarë, 79 janë nga Kina, duke zënë afro 28 % të të ardhurave të përgjithshme të të gjithë kontraktorëve në vitin 2021, tha UBS-ja.

Në vitet e fundit, sektori kinez i makinerive të ndërtimit ka pasur rezultare shumë  të mira në tregjet në zhvillim, kryesisht për shkak të çmimeve tërheqëse, cilësisë së mirë, rrjetit të shitjes dhe shërbimeve të shkëlqyera. Ndërsa investimet në infrastrukturë vazhdojnë të rriten, makineritë e ndërtimit mund të bëhen sektori më pozitiv i eksportit në vitet e ardhme, sipas UBS-së.(Xu Guang)