Shangai, masa për të mbështetur investimet private
2023-05-31 10:27:38

Foto nga VCG

Qendra financiare e Kinës, Shangai, ka prezantuar masa, duke përfshirë stimuj tatimorë dhe kosto më të ulëta financimi, për të forcuar investimet private.  Në katër muajt e parë të vitit 2023, investimet private në Shangai u rritën 19.8 për qind në bazë vjetore, duke bërë një rikuperim nga baza më e ulët në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar për shkak të Covid-19, tha Gu Jun, kreu i Komisionit komunal të Zhvillimit dhe Eeformës së Shangait, në një konferencë për shtyp të martën.

Masat përfshijnë thyerjen e barrierave të padukshme për të garantuar akses të unifikuar në treg për ndërmarrjet private dhe inkurajimin e tyre për të marrë pjesë në projekte madhore në periudhën e Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025), bën të ditur “Xinhua”.

Autoritetet do të ofrojnë stimuj tatimorë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme dhe inovacionet shkencore dhe teknologjike.

Ato gjithashtu do të ndihmojnë në zgjerimin e kanaleve të financimit për ndërmarrjet private dhe do të udhëzojnë institucionet financiare për të mbështetur këto projekte me kosto më të ulëta financimi.

Kapitali privat do të inkurajohet të investojë në projekte të inovacionit shkencor dhe teknologjik dhe në industritë e qarqeve të integruara, biomjekësisë dhe inteligjencës artificiale.

Kapitali privat do të inkurajohet gjithashtu për të investuar në infrastrukturat digjitale, duke përfshirë fuqinë kompjuterike dhe energjinë e re dhe të rinovueshme.

Autoritetet gjithashtu lëvizën për të stabilizuar investimet private në sektorin e pronave dhe për të inkurajuar kapitalin privat për të investuar në rigjallërimin rural dhe shërbimet sociale, duke përfshirë kujdesin shëndetësor dhe arsimin. (Elona)