Teknologjia digjitale e Kinës po bëhet motori i ri i rritjes së ekonomisë reale
2023-05-31 11:06:58

Bumi i teknologjisë digjitale të Kinës po bëhet një motor i ri i rritjes së ekonomisë reale, duke injektuar nxitje për zhvillimin me cilësi të lartë të vendit. Teknologjia digjitale po bëhet një forcë udhëheqëse e zhvillimit të drejtuar nga inovacioni, tha Wang Guangqian, nënkryetar i Komitetit Kombëtar të Konferencës së 14-të Konsultative Politike të Popullit Kinez.

 

foto: Xinhua

foto: Xinhua

Gjatë Ekspozitës Ndërkombëtare të Industrisë së të Dhënave të Mëdha Kinës 2023, e zhvilluar në Guiyang, kryeqendra e provincës Guizhou(Gui xhou) të Kinës jugperëndimore, Wang nënvizoi integrimin e thellë të ekonomisë digjitale dhe ekonomisë reale. Si zona e parë kombëtare pilot gjithëpërfshirëse e të dhënave të mëdha të vendit, provinca Guizhou ka promovuar industrinë e të dhënave të mëdha si shtyllë e zhvillimit të saj, me një sërë sipërmarrjesh që po kalojnë mes valëve të digjitalizimit.

 

“Guizhou Tyre Co Ltd”, një ndërmarrje tradicionale prodhuese me një histori mbi 60-vjeçare, krijoi një fabrikë të pajisur plotësisht me 5G, ku mbi 40 automjete të drejtuara automatike transportojnë materiale në mënyrë të rregullt.

 

Në fabrikë, procedurat e prodhimit në punishte të ndryshme mund të kontrollohen përmes kompjuterit dhe mbledhjes së të dhënave në kohë reale, gjë që ul koston dhe përmirëson cilësinë e produkteve. Për më tepër, punëtorët e vijës së parë nuk duhet të ekspozohen ndaj pluhurit dhe erës së fortë. Kjo është një nga fabrikat e para të pajisura me 5G në Guizhou, që nënkupton integrimin e teknologjisë digjitale dhe prodhimit industrial, tha Yu Junfang, zëvendësmenaxheri i përgjithshëm i degës së “China Unicom”, në Guizhou.

foto: VCG

foto: VCG

 

Guizhou lançoi një platformë industriale interneti në vitin 2017, me synimin për të promovuar përdorimin e shërbimeve “cloud” te ndërmarrjet industriale lokale dhe për t'i ndihmuar ato të bëhen më të digjitalizuara. Deri në maj, numri i përdoruesve të regjistruar në platformë tejkaloi 170.000, duke mundësuar lidhjen digjitale të mbi 14 mijë pajisjeve kryesore të prodhimit.

 

Pas përfundimit të transformimit inteligjent nën mbështetjen e platformës industriale të internetit, “Guizhou Yaguang Electronics Technology Co., Ltd.” pati një rritje të prodhimit me 58 për qind dhe përfitimet ekonomike u rritën me 15 për qind. Këto shifra dhe raste në provincën Guizhou, qendra kryesore e të dhënave të vendit, pasqyruan përpjekjet e vazhdueshme të Kinës për të fuqizuar ekonominë reale me teknologjinë digjitale.

 

foto: VCG

foto: VCG

Në pesë vitet e fundit, ekonomia digjitale është përmendur vazhdimisht në raportet vjetore të punës së qeverisë kineze. Gjatë dy sesioneve të këtij viti, u njoftuan ngritja e një zyre kombëtare të të dhënave. Shkalla e ekonomisë industriale të Kinës është e madhe, ndërsa ekonomia digjitale e vendit renditet e dyta në botë, tha ministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, Jin Zhuanglong, duke shtuar se perspektiva e zhvillimit të integruar mes tyre është e gjerë. Wang tha se ekonomia digjitale duhet të përdoret si një forcë e re lëvizëse e zhvillimit social dhe ekonomik me cilësi të lartë. Sipas tij, integrimi i ekonomisë reale dhe teknologjisë digjitale do të sjellë mundësi dhe për shfaqjen e formave dhe modeleve të reja të biznesit.