Xi Jinping-u i përgjigjet vajzës nga Bangladeshi Alifa Chin
2023-05-31 11:46:48

anija spital  "Arka e Paqes" në vitin 2022 (Foto nga VCG)

Presidenti kinez Xi Jinping i është përgjigjur së fundmi letrës së një vajze nga Bangladeshi, të quajtur Alifa Chin, duke e inkurajuar atë të studiojë fort, të ndjekë ëndrrat e saj dhe të trashëgojë miqësinë tradicionale ndërmjet Kinës dhe Bangladeshit.

nale e Chin-it e përshkruar në letrën e saj është mishërim i gjallë i miqësisë kino-bangladeshase. Populli kinez dhe populli bangladeshas kanë qenë fqinjë dhe miq të mirë që nga lashtësia dhe kanë një histori shkëmbimesh miqësore mijëravjeçare. Më shumë se 600 vjet më parë, "anijet e thesarit" të lundërtarit të dinastisë kineze Ming, Zheng He, vizituan dy herë Bangladeshin dhe mbollën farat e miqësisë ndërmjet dy popujve. Më shumë se 600 vjet më vonë, anija spital  "Arka e Paqes", lundroi larg. Mjeket ushtarake kineze në këtë anije e ndihmuan nënën e Chin-it t'i mbijetonte rrezikut dhe të lindte Chin-in në qytetin e Çitagong-it. Babai i saj e quajti atë "Chin", që në gjuhën mon do të thotë "Kinë", dhe kjo ngjarje shkroi një artikull të ri miqësisë ndërmjet  Kinës e Bangladeshit.

Xi theksoi se ishte shumë i lumtur kur mësoi se Chin dëshiron të jetë një ambasadore e miqësisë kino-bangladeshase kur të rritet dhe shpreson të studiojë mjekësi në Kinë në të ardhmen dhe të shpëtojë jetë si "nënat mjeke kineze". Xi shprehu shpresën që Chin të studiojë me zell, të realizojë ëndrrat e saj dhe t'i shërbejë shoqërisë dhe atdheut. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershorit, kreu i shtetit kinez i uroi vajzës bangladeshase shëndet, lumturi në familje dhe përparim në mësime. (Çang Çuo)