Industria fantastiko-shkencore e Kinës arrin në 12.39 miliardë dollarë në vitin 2022
2023-05-31 10:38:11

Foto nga VCG

Të ardhurat e industrisë fantastiko-shkencore të Kinës arritën në 87.75 miliardë juanë (rreth 12.39 miliardë dollarë amerikanë) në vitin 2022, sipas një raporti të publikuar në Konventën e Fantashkencës së Kinës 2023.

Raporti fokusohet në pesë sektorët e industrisë fantastiko-shkencore të vendit, duke përfshirë leximet, filmat, lojërat, turizmin dhe derivatet e tyre, bën të ditur “Xinhua”.

Industria e leximeve fantastiko-shkencore fitoi 3.04 miliardë juanë në vitin 2022, 12.6 për qind më shumë se një vit më parë, ndërsa arkëtimet totale të 21 filmave fantastiko-shkencorë të shfaqur vitin e kaluar ishin 8.24 miliardë juanë, me filmat vendas që përbëjnë 67 për qind, sipas raportit.

Në vitin 2022, të ardhurat totale të industrisë së lojërave fantastiko-shkencore arritën në 56.5 miliardë juanë, nga të cilat 56.2 miliardë juanë erdhën nga lojërat celulare. (Elona)