Ministri kinez i Industrisë takohet me CEO-n e "Tesla"-s Elon Musk
2023-05-31 20:04:27

Ministri kinez i Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit Jin Zhuanglong u takua të mërkurën në Pekin me CEO-n e "Tesla"-s Elon Musk.

Të dy palët shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimin e makinave me energji të reja dhe makinave inteligjente të lidhura me rrjetin.