Kushtet ekologjike të Kinës vazhduan përmirësimin në vitin 2022
2023-05-31 11:32:46

Foto nga VCG

Cilësia ekologjike dhe mjedisore e Kinës ruajti trendin e përmirësimit në vitin 2022, me objektivat vjetore të arritura me sukses.  

Vitin e kaluar, cilësia e ajrit në Kinë ishte e qëndrueshme dhe cilësia e ujërave sipërfaqësore vazhdoi të përmirësohej, deklaroi në një konferencë për shtyp Jiang Huohua, zyrtar në Ministrinë e Ekologjisë dhe Mjedisit, citon “Xinhua”.  

Në një raport të ministrisë thuhet se në vitin 2022 cilësia e ujit të detit nën juridiksionin e Kinës, kushtet mjedisore të tokës, mjedisi akustik urban dhe kushtet ekologjike ishin përgjithësisht të qëndrueshme.  

Në të njëjtën periudhë, u përmirësua dhe cilësia e ujit të detit në breg, ku përqindja e zonave me cilësi relativisht të mirë ishte 81.9 për qind, me një rritje prej 0.6 pikë përqindje në bazë vjetore.  

Duke vënë në dukje detyrën e mundimshme të mbrojtjes ekologjike dhe mjedisore në Kinë, Jiang tha se duhen bërë më shumë përpjekje për të intensifikuar betejën kundër ndotjes dhe për të konsoliduar vrullin e përmirësimit të cilësisë së mjedisit. (Elona)