Vëllimi i mallrave në vijë rrugore në Kinë u rrit me 17.4 për qind në prill
2023-05-31 14:45:44

Foto nga VCG

Vëllimi i mallrave të transportuara në vijë rrugore në Kinë u rrit 17.4 për qind në bazë vjetore në prill, treguan të dhënat nga Ministria e Transportit.  

Sipas ministrisë, gjatë kësaj periudhe u transportuan rreth 3.47 miliardë tonë mallra.  

Të dhënat, cituar nga “Xinhua”, tregojnë se në katër muajt e parë të vitit, vëllimi i mallrave në vijë rrugore në Kinë ishte rreth 12.04 miliardë tonë, 8.4 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.  

Gjatë së njëjtës periudhë, provinca Jilin e Kinës verilindore regjistroi rritjen më të fortë në bazë vjetore të vëllimit të transportit rrugor prej 50.8 për qind, e ndjekur nga komuna Tianjin e Kinës veriore dhe provinca Qinghai e Kinës veriperëndimore. (Elona)