25 ushtarë të NATO-s dhe 52 serbë u plagosën nga përleshjet në Veri të Kosovës
2023-05-31 14:37:57

foto nga CFP

foto nga CFP

Afro 25 ushtarë paqeruajtës të NATO-s që mbronin tre bashki në Veriun e Kosovës, u plagosën në përleshje me protestuesit serbë të hënën.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se 52 serbë u plagosën, tre nga të cilët janë në gjendje të rëndë, duke e akuzuar liderin e Kosovës Albin Kurti për shkaktimin e tensioneve.

Vuçiçi u bëri thirrje serbëve në Kosovë të shmangnin përleshjet me ushtarët e NATO-s.

Ndërkohë, kreu i Kosovës Vjosa Osmani e akuzoi Vuçiçin për "destabilizimin" e Kosovës. (Wang Lei/ Artan)