Mbahet në Dublin ekspozita Ndërkombëtare e Importit të Kinës
2023-05-31 10:39:57

Një aktivitet me qëllim tërheqjen e kompanive irlandeze për të marrë pjesë në Ekspozitën e ardhshme të 6-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE) u mbajt në Dublin të hënën.

Afro 100 përfaqësues të biznesit irlandez morën pjesë në aktivitet, që u organizua bashkërisht nga Zyra e CIIE dhe Ambasada e Kinës në Irlandë.

Wang Jiabao, këshilltar tregtar në Ambasadën Kineze, tha në aktivitet se CIIE është një platformë kryesore për Kinën për të ndarë tregun e saj të gjerë në nivel global, citon “Xinhua”.

Ekspozita e ardhshme të 6-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës do të mbahet në Shangai në nëntor. Që nga edicioni i parë në vitin 2018, vlera e uiskit irlandez të eksportuar në Kinë është rritur me gati gjashtë herë, tha Wang.

Kina është tani tregu i pestë më i madh i eksportit të Irlandës dhe partneri më i madh tregtar në rajonin Azi-Paqësor, shtoi ai.

Shumë produkte, teknologji dhe shërbime të reja irlandeze kanë hyrë me sukses në tregun kinez përmes ekspozitës. Vitin e kaluar, eksportet irlandeze të ushqimeve dhe pijeve në Kinë ishin me vlerë mbi 680 milionë euro (728 milionë dollarë amerikanë).  (Elona)