Vështrim mbi mjetin e vetëm lëshues të anijeve kozmike me astronautë të Kinës
2023-05-31 20:14:50

CMG

CMG

Mjeti i vetëm lëshues i anijeve kozmike me astronautë i Kinës është raketa bartëse "Marshimi i Madh-2F", e njohur si "Shenjian" ose "Shigjeta e shenjtë", që është përfshirë në të gjitha misionet me astronautë të Kinës në tre dekadat e fundit.

Të martën, një raketë "Marshimi i Madh-2F", me emrin e koduar "Y16", dërgoi në orbitën e ulët të Tokës ekuipazhin e anijes kozmike "Shenzhou-16",  që shkoi në stacionin hapësinor kinez. Raketës iu bënë më shumë se 20 përmirësime teknike për këtë mision. 

CMG

CMG

"Për shembull, për fluturimet e raketave, ndarja në të gjitha fazat është me rëndësi kritike. Prandaj, ne bëmë një dizajn të përmirësuar lidhur me sistemin e ndezjes së raketave me lëndë djegëse të ngurtë,  për të përmirësuar më tej besueshmërinë e ndarjes së përforcuesve, si edhe të anijes dhe raketës," tha Chang Wuquan, kryeprojektuesi i tipit të raketave në Akademinë Kineze të Teknologjisë së Mjeteve të Lëshimit.

Si zakonisht, "Y16" ka një variant rezervë, me emrin e koduar "Y17", që gjendet tashmë në pozicion në vendin e lëshimit.

Ndërkohë, po merr formë brezi i ri i mjeteve lëshuese të Kinës.

CMG

CMG