Kinë, synohet ngritja e Universitetit për Menaxhimin e Emergjencave
2023-05-31 10:06:44

Qyteti Langfang (VCG)

Ministria e Menaxhimit të Emergjencave në Kinë ka njoftuar planet për të krijuar Universitetin e Menaxhimit të Emergjencës në Langfang, në provincën Hebei.  

Sipas ministrisë, institucioni i ri do të krijohet duke bashkuar Institutin e Shkencës dhe Teknologjisë të Kinës së Veriut dhe Institutin e Parandalimit të Fatkeqësive, bën të ditur “China Daily”.  

Ministria ka nxjerrë një njoftim “online” për të kërkuar opinione publike. Ata që janë të interesuar rreth planit mund të kontaktojnë me departamentin e burimeve njerëzore të ministrisë, nga data 29 maj deri më 2 qershor.  

Ministria njoftoi se do të dërgojë një kërkesë në Ministrinë e Arsimit për ngritjen e universitetit të ri, nëse nuk ka kundërshtime. (Elona)