Kina i kërkon Japonisë të korrigjojë veprimet për lidhje më të mira
2023-05-30 10:35:24

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministri kinez i Tregtisë, Wang Wentao, i kërkoi Japonisë të korrigjojë veprimet e gabuara të saj në kontrollet e eksportit të çipave, sipas një deklarate të publikuar nga Ministria e Tregtisë, njofton “China Daily”.

Deklarata e zyrtarit kinez u bë gjatë takimit me ministrin japonez të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë Nishimura Yasutoshi, në kuadët të ministerialit të 29-të të ministrave të Tregtisë së APEC, në Detroit, SHBA.

Wang tha se Japonia shkeli rregullat ndërkombëtare ekonomike dhe tregtare dhe dëmtoi zhvillimin industrial duke vendosur kufizime për eksportin e gjysmëpërçuesve, pavarësisht kundërshtimeve të Kinës dhe shqetësimeve të industrisë.

Ai i bëri thirrje Japonisë që të korrigjojë veprimet gabuara dhe të sigurojë stabilitetin e zinxhirëve globalë industrialë dhe të furnizimit. Po ashtu, ai kërkoi nga Japonia të rregullojë qëndrimin ndaj Kinës dhe të ketë një qasje konstruktive në marrëdhëniet dypalëshe ekonomike dhe tregtare.

“Kina është e gatshme të punojë me Japoninë për të promovuar bashkëpunimin pragmatik në fushat kryesore ekonomike dhe tregtare, të sigurojë një mjedis biznesi të drejtë, transparent dhe të parashikueshëm, si dhe të japë kontribut pozitiv në ndërtimin e një marrëdhënieje Kinë-Japoni që plotëson kërkesat e epokës së re”,- tha Wang. (Fatosi)