Autoritetet më të larta shqiptare urojnë presidentin turk për rizgjedhjen
2023-05-30 10:24:27

Autoritetet më të larta shqiptare kanë qenë ndër të parët që kanë uruar për rizgjedhjen e tij presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

“Partneriteti dhe miqësia vëllazërore mes Shqipërisë dhe Turqisë do të vazhdojnë dhe do të rritet më tej”, shkroi presidenti shqiptar Bajram Begaj në rrjetet sociale.

“Urime për fitoren zoti President”, shkruan nga ana e tij kryeministri shqiptar Edi Rama në mesazhin e tij të urimit. (Fatosi)