Presidenti shqiptar dekreton ligjin për reformën e pagave
2023-05-30 11:10:24

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, dekretoi të hënën ligjin për reformën e pagave, i cili parashikon hierarkinë e re të pagave për funksionarët e lartë dhe administratën me referencë pagën e presidentit, si më e larta.

Sipas ligjit, paga e presidentit, deputetëve, ministrave dhe gjyqtarëve e prokurorëve, gati dyfishohet, njofton “RTSH”.

Javën e kaluar Parlamenti shqiptar e miratoi ligjin me një shumicë të cilësuar prej 95 votash, 3 vota kundër dhe një abstenim.

Paketa e reformave parashikon dhe rritjen e kompetencave të Këshillit të Ministrave në caktimin e pagave në sektorin publik. (Fatosi)