Vendet europiane kërkojnë ashpërsimin e ligjeve në BE për avionët privatë
2023-05-30 10:57:05

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Austria, Franca, Irlanda dhe Holanda i kanë bërë thirrje Bashkimit Europian që të ashpërsojë ligjet për të frenuar ndikimin e udhëtimeve me avion privat për klimën, citon “CGTN” një dokument zyrtar.

Në këto vende ndodhen disa prej aeroporteve më të ngarkuara në Europë, duke përfshirë “Schiphol” në Amsterdam dhe “Charles de Gaulle” në Paris.

“Schiphol” njoftoi në prill se do të ndalojë avionët privatë dhe aviacionin e biznesit të vogël, për të cilin aeroporti inforfmoi se shkakton 20 herë më shumë emetime CO2 sesa një fluturim komercial.

Franca sapo ka ndaluar disa fluturime të brendshme komerciale me distanca të shkurtra për destinacionet ku ofrohen shërbime të mjaftueshme hekururdhore.

Në një dokument, përpara takimit të ministrave të Transportit të BE-së, të katër vendet thanë se gjurma e tepruar e karbonit për frymë e udhëtimit me avion privat duhet të nxisë bllokun të veprojë. (Fatosi)