Itali, katër të vdekur pasi një anije turistike u përmbys në Lago Maggiore
2023-05-30 11:38:22

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Katër persona humbën jetën të dielën mbasdite pasi një varkë turistike u përmbys në Lago Maggiore, në veri të Italisë, për shkak të një stuhie të papritur, njoftuan zyra e Zjarrfikësve dhe media, citon “CGTN”.

Njerëzit po festonin ditëlindjen në varkën 16 metra të gjatë kur ajo u përmbys dhe u fundos.

Nëntëmbëdhjetë të mbijetuar notuan në breg pa lëndime serioze, njoftoi brigada e zjarrfikësve në “Twitter”.

Varka e mbytur u gjet nga zhytësit në një thellësi prej 16 metrash. (Fatosi)