OBSH u kërkon qeverive të ndalojnë kultivimin e duhanit në Paqësorin Perëndimor
2023-05-30 11:17:32

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Organizata Botërore e Shëndetësisë u bëri thirrje qeverive në rajonin e Paqësorit Perëndimor të ndalojnë subvencionimin e bujqësisë së duhanit dhe në vend të kësaj të mbështesin kulturat e qëndrueshme që mund të ushqejnë miliona njerëz, bëhet e ditur në një deklaratë të OBSH-së, njofton “Xinhua”.

“Është koha për të rritur ushqimin, jo duhanin”, tha Zsuzsanna Jakab, drejtoreshë rajonale e OBSH-së për Paqësorin Perëndimor, duke theksuar se më shumë se 400 milionë vetë në rajon përdorin duhan dhe 3 milionë përdorues vdesin çdo vit.

Sipas zyrës rajonale të OBSH-së me bazë në Manila, më shumë se 1 milion hektarë tokë në rajonin e Paqësorit Perëndimor përdoren për rritjen e duhanit, ndërsa miliona njerëz ende përballen me pasiguri ushqimore.

Bujqësia e duhanit i ekspozon fermerët dhe familjet e tyre ndaj pluhurit toksik të duhanit dhe pesticideve kimike.

Për më tepër, më shumë se 1 milion fëmijë punëtorë në mbarë botën vlerësohet të punojnë në fermat e duhanit dhe të mungojnë në arsim, shtoi OBSH.

“Mjedisi vuan për shkak të shpyllëzimit, ndotjes së burimeve ujore dhe degradimit të tokës”,- bëri të ditur agjencia shëndetësore e OKB-së në raportin e titulluar “Rritni ushqim, jo duhan”. (Fatosi)