Kryeministri i Spanjës njofton shpërndarjen e Parlamentit dhe zgjedhjet e parakohshme në korrik
2023-05-30 11:35:21

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, deklaroi të hënën se do të shpërndajë Parlamentin dhe vendi do të mbajë zgjedhje të përgjithshme në korrik, pas zgjedhjeve rajonale të së dielës, njoftuan mediat lokale, citon “CGTN”.

Ky vendim vjen një ditë pasi partia e kryeministrit Punëtorët Socialistë Spanjollë dhe aleati i saj i vogël “Podemos” humbën terren gjatë zgjedhjeve vendore.

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Sanchez tha se kishte informuar mbretin Felipe VI për vendimin e tij për të shpërndarë Parlamentin dhe se do të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme të kabinetit për të miratuar vendimin. (Fatosi)