“CNN”: Shqipëria, një perlë mesdhetare
2023-05-30 11:41:53

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Media prestigjoze amerikane “CNN” e ka renditur Shqipërinë si një ndër 12 destinacionet turistike të kësaj vere, njofton “ATSH”.

“Ku do të shkoni këtë verë? 12 ide destinacioni.

Shqipëria është një perlë mesdhetare që ka të ngjarë të jetë më pak e mbushur me njerëz këtë verë sesa Greqia dhe Kroacia”, shkruan “CNN”.

Në artikullin e “CNN”, Shqipëria renditet mes destinacioneve të tilla si Tajlanda, Peruja, Malta e Italia. (Fatosi)