Automjetet 'miqësore' për të moshuarit përballen me të ardhme të pasigurt
2023-05-30 17:22:06

foto nga CFP

Makinat elektrike me tre dhe katër rrota parkojnë të paligjshëm në lagje të Pekinit/ foto nga CFP

Lehtë për t'u vozitur, e lehtë për t'u parkuar, makinat elektrike me tre dhe katër rrota të njohura si "Lao Tou Le" kanë qenë prej kohësh të njohura në mesin e të moshuarve në Kinë.

Shumë nga të moshuarit përdorin Lao Tou Le, (që fjalë për fjalë do të thotë gëzim për të moshuarit), për udhëtime në distanca të shkurtra, të tilla si marrja e nipërve nga shkolla dhe blerja e sendeve ushqimore.

Këto automjete pa leje janë të lehta për t'u drejtuar për shkak të shpejtësisë së tyre të ulët dhe nuk u nënshtrohen rregullave të qarkullimit rrugor si dhe janë të përjashtuara nga marrja e biletës për parkim të paligjshëm, gjë që ka rritur popullaritetin e tyre tek disa të moshuar, duke u mbiquajtur "Lao Tou Le".

Li Xiang, një vendas në Pekin, bleu një automjet të tillë për babain e tij disa vite më parë për të ndihmuar në marrjen e fëmijës nga shkolla. Automjeti u ble për më pak se 30,000 juanë (4,247 dollarë), një çmim shumë më i ulët se një automjet normal elektrik. Makina ecën me një shpejtësi maksimale prej 45 km/orë me një rreze baterie prej rreth 100 km.

"Unë vetë e përdor ndonjëherë automjetin", tha Li, duke shtuar se makina është më e lehtë për t'u parkuar falë madhësisë së saj kompakte.

foto nga

Makinat elektrike me tre dhe katër rrota parkojnë të paligjshëm në lagje të Pekinit/ foto nga CFP

Megjithatë, polemika rreth këtyre automjeteve ka  qarkulluar për mjaft kohë për arsye të shumta, duke përfshirë shqetësimet e sigurisë.

"Prodhuesit e këtyre automjeteve janë shpesh ndërmarrje të vogla rurale ose fshatrash apo edhe punishte dhe nuk ka standarde kombëtare për prodhimin e automjeteve, gjë që bën që disa të kenë cilësi të dobët," tha Zhang Xiang, analist i industrisë së automobilave.

Statistikat nga Zyra e Sigurisë Publike të Pekinit tregojnë se, në vitin 2022, qyteti raportoi mbi 100 vdekje të shkaktuara nga aksidentet rrugore që përfshinin makina me tre dhe me katër rrota. Në të gjithë vendin, nga viti 2012 deri në vitin 2016, rreth 20,000 njerëz kanë vdekur nga aksidentet që përfshijnë automjete elektrike me shpejtësi të ulët, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Në përgjigje të shqetësimeve në rritje, disa qeveri vendore kanë marrë masa për të kufizuar përdorimin e Lao Tou Le.

Për shembull, Pekini do t'i ndalojë makinat elektrike me tre rrota dhe me katër rrota të dalin në rrugë dhe të hyjnë në hapësira publike si sheshe dhe parkingje, duke filluar nga viti i ardhshëm.

Ndalimi i propozuar u mirëprit nga banorët të cilët janë ankuar prej kohësh për parkimin e rastësishëm të automjeteve, pushtimin e stacioneve të karikimit elektrik dhe fatkeqësi të tjera. Megjithatë, disa besojnë se qeveria nuk duhet të nxitojë për të zbatuar ndalimin.

"Shumë mendojnë se automjetet elektrike me shpejtësi të ulët janë të kursimit të energjisë, miqësore me mjedisin dhe plotësojnë nevojat e udhëtimit të popullsisë me të ardhura të ulëta," tha Dong Yang, nënkryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Automobilave në Kinë.

 Ai tha se rregullimi për automjetet elektrike me shpejtësi të ulët është një çështje komplekse dhe sfiduese.

"Çështja përfshin departamente të shumta dhe ka mungesë konsensusi," tha Dong.

foto nga

Makinat elektrike me tre dhe katër rrota parkojnë të paligjshëm në lagje të Pekinit/ foto nga CFP

Wang Junjin, anëtar i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, organi më i lartë këshillues politik i vendit, sugjeroi promovimin e përdorimit të makinave elektrike me kosto të ulët në vend të zëvendësimit të Lao Tou Le.

Megjithatë, çmimi i Lao Tou Le, që zakonisht varion nga 7,000 deri në 40,000 juanë (922 dollarë deri në 5,672 dollarë), është dukshëm më i ulët se ai i makinave të reja me energji, të cilat pengojnë disa njerëz me të ardhur të ulët të bëjnë ndryshimin.

Ka avantazhe të tjera të Lao Tou Le që e bëjnë të vështirë për përdoruesit të heqin dorë prej tyre.

“Babai im është shumë i vjetër dhe nuk është praktike që ai të marrë një test për patentë shoferi”, tha Li Xiang  nga Pekini.

Me të ardhmen e këtyre automjeteve të varura në balancë, shpresohet që Lao Tou Le nuk do të ndalohet dhe do të mbetet për t'i shërbyer popullatës së moshuar me rregullore të përmirësuara, tha Wang.