Ekspozita ndërkombëtare e të dhënave në Kinë përfundon me rezultate të frytshme
2023-05-30 11:30:52

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ekspozita Ndërkombëtare e Industrisë së të Dhënave të Mëdha në Kinë përfundoi në Guiyang, kryeqendra e provincës Guizhou e Kinës jugperëndimore, me një investim kontraktual me vlerë 61.3 miliardë juanë (rreth 8.7 miliardë dollarë amerikanë) të nënshkruar gjatë tre muajve, njofton “Xinhua”.

Më shumë se 220 aktivitete biznesi u mbajtën gjatë këtij eventi, ku u ekspozuan mbi 900 produkte, teknologji dhe programe të reja, duke tërhequr një numër rekord prej mbi 180.000 vizitorësh, sipas organizatorëve.

Ekspozita ftoi 338 mysafirë jashtë shtetit nga 50 vende dhe rajone.

Në ekspozitë morën pjesë edhe 83 ndërmarrje të njohura ndërkombëtare.

Ekspozita u fokusua në integrimin e ekonomive digjitale dhe reale, duke zhbllokuar të ardhmen me fuqinë kompjuterike. (Fatosi)