Publiku shqiptar shijon muzikalin “Notre-Dame de Paris” në stadiumin “Air Albania”
2023-05-30 11:25:42

Publiku shqiptar shijoi mbrëmjen e së dielës muzikalin e famshëm francez “Notre Dame de Paris”, që u ngjit në skenën e stadiumit “Air Albania”.

Muzikali botëror, i cili është pjesë e librit “Guinness”, u luajt nga një trupë ndërkombëtare. Rolin e Esmeraldës e interpretoi këngëtarja shqiptare Elhaida Dani.

Muzikali “Notre Damme de Paris” është i shkruar nga muzikanti italian Ricardo Cocciante. Ai bazohet në romanin e famshëm të shkrimtarit francez Victor Hugo.

Debutimin e tij të parë muzikali e pati më 16 shtator 1998 në Paris.

Prej vitit 2016, Elhaida Dani dhe “Notre Dame de Paris” po udhëtojnë anekënd botës.

“Notre Dame de Paris” është një prej spektakleve më të mëdha në botë ndaj edhe trupa përfaqësuese është mjaft profesionale. (Fatosi)