Forumi Zhongguancun, nxitje bashkëpunimit global me hapje dhe inovacion
2023-05-30 17:00:03

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qysh prej vitit 2007, kur u krijua, Forumi “Zhongguancun” (Forumi ZGC) është organizuar me sukses për 13 herë. Forumi ZGC për vitin 2023 u zhvillua nga 25 deri më 30 maj në Pekin, me temë “Hapje e bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët”.

 

Si gjithmonë, forumi edhe sivjet, me mbështetjen e fuqishme nga qeveria kineze, është fokusuar te bashkëpunimi dhe inovacioni teknologjik. Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping, në mesazhin e urimit për këtë forum, vuri në dukje se tani po thellohet raundi i ri i revolucionit teknologjik e i shndërrimit industrial dhe njerëzimi ka nevojë më shumë se kurrë për bashkëpunim ndërkombëtar e hapje të përbashkët për zgjidhjen e vështirësive për zhvillim. “Kina zbaton në mënyrë të vendosur strategjinë e hapjes me përfitime të përbashkëta dhe është e gatshme të nxisë inovacionin teknologjik dhe të sjellë më shumë të mira për popujt e botës me anë të shkencës e teknologjisë,” theksoi Xi Jinping.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG


Platformë pilot për hapjen dhe inovacionin teknologjik

 

Zhongguancun-i, në veriperëndim të Pekinit, është zona e parë kombëtare për inovacionin e pavarur të Kinës dhe Forumi ZGC është një platformë kombëtare për risi, shkëmbime dhe bashkëpunim teknologjik global.

 

Nga një lagje për shitjen e produkteve elektronike në një zonë pilot për inovacionin e Kinës, Zhongguancun-i është kthyer në një legjendë në historinë e hapjes të Kinës. Vitin e kaluar, kjo zonë zuri vendin e parë në Kinë për numrin e patentave për 10 mijë banorë dhe mbi 300 kompani ndërkombëtare kanë krijuar selitë rajonale dhe qendrat kërkimore të tyre në Zhongguancun...Prej vitesh, Zhongguancun-i ka ecur gjithmonë në pararojë të inovacionit teknologjik dhe modeli i hapjes dhe i bashkëpunimit është në përmirësim të pandërprerë.

 

Drejtorja e Komisionit Administrativ të zonës Zhongguancun, Zhang Jihong, u shpreh që Forumi ZGC është një platformë kombëtare. “Ne do të ngremë pandëprerë nivelin e ndërkombëtarizimit, modernizimit dhe profesionalizmit të forumit dhe do të marrim pjesë aktivisht në zgjidhjen e sfidave të mëdha që po përballon i gjithë njerëzimi,” tha Zhang Jihong.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

 

Dritare për mendime dhe arritje më të përparuara teknologjike

 

Zv.ministri i Shkencës dhe Teknologjisë i Kinës Wu Zhaohui u shpreh që Forumi ZGC është një dritare e lidhjeve ndërkombëtare në shkencë e teknologji dhe se, në krahasim me të kaluarën, edicioni i sivjetshëm është fokusuar më shumë te ndërkombëtarizimi e zhvillimi i markave.

 

Sipas tij, në Forumin ZGC 2023 janë zhvilluar mbi 150 aktivitete, që kanë tërhequr pjesëmarrës nga 80 vende e rajone të botës. Afro 120 ekspertë të nivelit të lartë botëror mbajtën fjalime tematike dhe mbi 40 % e të ftuarve ishin nga vendet e tjera.

 

Në këtë forum 5-ditor, shkencëtarët më të shquar të botës shprehën mendimet dhe idetë e tyre më të përparuara, duke treguar dëshirën e tyre të përbashkët që kërkimi shkencor të mos ketë kufij kombëtarë dhe duke shprehur mendimin që vetëm bashkëpunimi mund të zgjidhë vështirësitë që po përballon njerëzimi.

 

Gjatë zhvillimit të forumit, aktiviteti “Samiti global i investimeve i Pekinit” ka treguar vendosmërinë e Kinës për hapje e bashkëpunim. Në këtë samit u publikuan 152 projekte të investitorëve ndërkombëtarë, me një vlerë të përgjithshme prej 143.4 miliardë juanësh. Këto projekte kanë mbuluar teknologjinë e informacionit, shëndetësinë e mjekësinë, qarqet e integruara, inteligjencën artificiale, shërbimin për softuerët dhe informacionin. Krahas këtyre, janë publikuar edhe 124 projektet për investitorët privatë, me vlerë të përgjithshme prej 116.47 miliardë juanësh, për sektorët me teknologji të larta.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në këtë forum janë publikuar edhe “10 arritjet kryesore teknologjike”, i dhjeti ndër të cilët është pikërisht “vendosja e organizatave ndërkombëtare të shkencës e teknologjisë në Pekin”. Deri tani, disa organizata ndërkombëtare, si Shoqata Ndërkombëtare për Bateritë e Hidrogjenit (HFCA), Federata Ndërkombëtare e Robotikës, Koalicioni Ndërkombëtar i Prodhimit Inteligjent, Paneli Ndërkombëtar i Mezoshkencës dhe Konferenca Aziatike e Simulacionit (AsiaSim) janë vendosur në Pekin, dhe në distriktin Chaoyang të Pekinit do të krijohet zona e përqendrimit të këtyre organizatave ndërkombëtare të shkencës e teknologjisë, me synim të tërhiqen sa më shumë prej tyre.

 

“Në Forumin ZGC 2023 pati shkëmbime mendimesh e konceptesh dhe provim të drejtpërdrejtë të teknologjisë dhe produkteve, ndërsa u publikuan për herë të parë shumë arritje të rëndësishme teknologjike dhe u nënshkruan kontrata të rëndësishme teknologjike. Me zhvillimin e këtij forumi, publiku mund të ketë shkëmbime nga afër me shkencëtarët dhe sipërmarrësit e nivelit të lartë dhe të ndiejë në mënyrë të plotë elegancën e inovacionit teknologjik,” theksoi zv.kryebashkiaku i Pekinit Yu Yingjie. (Jiang Lei)