Foto nga VCG
Administrata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave njoftoi se panda gjigante femër Ya Ya u kthye në kopshtin zoologjik të Pekinit të hënën, pasi u karantinua në Shangai. Shëndeti i saj është në gjendje të qëndrueshme.
Ya Ya mbërriti në Shangai nga Shtetet e Bashkuara më 27 prill dhe filloi periudhën e karantinës për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve.
Duke marrë parasysh moshën e saj dhe ndryshimin në mjedisin e jetesës, kopshti zoologjik i Pekinit ka zgjedhur roje me përvojë për të shoqëruar Ya Ya 24 orë në ditë për monitorimin e shëndetit.
Kopshti Zoologjik i Shangait kishte ofruar gjithashtu mbështetje dhe garanci të gjithanshme për të ruajtur në mënyrë efektive sigurinë dhe shëndetin e Ya Ya-së.
Kopshti Zoologjik i Pekinit ka përgatitur një vend të veçantë për Ya Ya, si dhe një sërë programesh mjekësore dhe të rritjes.
Ndërkohë, kopshti zoologjik do të përditësojë rregullisht informacionin rreth Ya Ya-së përmes llogarisë së tij në mediat sociale. (Fatosi)